Rritja e çmimeve/ Qeveria në Kosovë nis shpërndarja e 100 eurove për punëtorët e sektorit privat

May 26, 2022 | 15:46
SHPËRNDAJE

Ka nisur të enjten shpërndarja e 100 eurove për punëtorët e sektorit privat në Kosovë. Sipas Qeverisë këto para do t’i marrin rreth 210 mijë të punësuar dhe 10 mijë të vetëpunësuar të sektorit privat.

100euro

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka njoftuar se është ekzekutuar pagesa prej 100 euro për rreth 210 mijë të punësuar dhe 10 mijë të vetëpunësuar të sektorit privat.

Sipas Muratit, janë mbetur edhe aplikantët e lajmëruar në mars e që nuk kanë qenë të lajmëruar në shkurt.

“Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se sapo është kryer pagesa e shtesës prej 100 euro për rreth 210 mijë të punësuar dhe 10 mijë të vetëpunësuar të sektorit privat (atyre që nuk marrin paga nga buxheti i shtetit). Pra, gjithsej 220 mijë persona sot do të pranojnë në llogaritë e tyre shtesën prej 100 euro. Janë mbetur edhe aplikantët e lajmëruar në mars e që nuk kanë qenë të lajmëruar në shkurt, për të cilët pagesa do të kryhet në muajin qershor, me kusht që vazhdojnë të jenë të deklaruar si punëtorë për së paku tri periudha tatimore (mars, prill, maj) nga punëdhënësi”, njofton Murati.

Gjatë ditës së djeshme Qeveria e Kosovës ka miratuar ndarjen e 35 milionë eurove për zbatimin e masave për shtimin e mbështetjes për qytetarët e Kosovës.

Po ashtu, qeveria në këtë mbledhje ka ndarë 35 mijë euro për mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes në kuadër të masës për mbështetjen e sigurisë.

“Pas shqyrtimit të kërkesës së Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, është miratuar vendimi për ndarjen e mjeteve buxhetore për zbatimin e Pakos së Ringjalljes Ekonomike për masën 3.6 – Mbështetja e likuiditetit familjar dhe masën 4.4 – Mbështetja e sigurisë. Sipas vendimit janë ndarë 35 milionë euro për zbatimin e masave për shtimin e mbështetjes për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe 35 mijë euro për mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes në kuadër të masës për mbështetjen e sigurisë”.

Ditë më parë, kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se për muajin prill, pensionistëve, punëtorëve të sektorit privat e publik dhe studentëve do t’iu ndahen nga 100 euro.

Për punëtorët që kanë pagë më të lartë se 1,000 euro dhe punëtorët që nuk kanë qenë të regjistruar në muajin shkurt, sipas Qeverisë nuk mund të përfitojnë këto subvencione nga shteti./ Marrë nga Monitor.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura