“Rritja e çmimeve ka rreziqe”-Shefja e Misionit të FMN-së paralajmëron qeverinë: Jo ndryshime të buxhetit brenda vitit me akte normative, të votohen në Parlament!

Oct 12, 2021 | 14:51
SHPËRNDAJE

Shefja e Misionit të FMN për Shqipërinë Yan Sun mbajti sot një konferencë për media ku nxori në pah sfidat e ekonomisë shqiptare, ku e konsideroi si rrezik rritjen e çmimeve si rrjedhojë e rritjes së çmimit të energjisë.

yan

Në fjalën e saj Yan Sun u shpreh gjithashtu se duhet të rritet transparenca në shpenzimet publike në Shqipëri si dhe të monitorohen dhe të menaxhohen më mirë PPP-të.

Shefja e FMN-së paralajmëroi qeverinë se “ndryshimet që lidhen me hartimin e zbatimin e ligjit organik të buxhetit duhet të bëhen vetëm përmes procedurave normale parlamentare dhe përdorimi i akteve normative për të ndryshuar buxhetin brenda vitit përveç rrethanave emergjente duhet të ndërpriret“.

Tani është koha për të miratuar një plan të besueshëm të rregullimit fiskal afatmesëm, mbështetur nga një Strategji e shëndoshë e të Ardhurave që duhet të ndërmerren në periudhën afatmesme. Ajo që nevojitet qe kjo strategji të jetë e suksesshme, është para së gjithash angazhim dhe udhëheqje e fortë politike. Në të njëjtën kohë, duhet rritur cilësia dhe transparenca e shpenzimeve publike ndërsa investimet publike tejet ambicioze të financuara me burime të brendshme (që nuk lidhen me tërmetin) duhet të moderohen. Mbështetja buxhetore duhet të orientohet me mirë tek personat që kanë më shumë nevojë. Gjithashtu, besueshmëria e buxhetit dhe kuadrit fiskal duhet të forcohet dhe rreziqet fiskale në rritje duhet të monitorohen dhe menaxhohen më mire”, tha zonja Sun.

Ndërsa politika fiskale mbështetëse të vijë duke u ulur, politika monetare duhet të vazhdojë të mbetet lehtësuese. Shtrëngimi i politikës monetare nevojitet vetem nëse ka indicie të qarta se presionet inflacioniste po zgjerohen dhe janë të qëndrueshme. Banka e Shqipërisë duhet të vazhdojë të monitorojë me kujdes zhvillimet e stabilitetit financiar, sepse ndikimi i goditjeve vazhdon të jetë prezent në sistemin bankar. Më e rëndësishme, Shqipëria duhet të shtojë përpjekjet për të forcuar sundimin e ligjit, të ulë dobësitë që burojnë nga korrupsioni, të rrisë konkurueshmërinë që të mbështesë realizimin e qëllimeve dhe aspiratave të saj të zhvillimit afatgjatë”, u shpreh shefja e Misionit të FMN.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura