Rritja drastike e infektimeve, Ministrja e Shëndetësisë takon inspektorët e ISHSH dhe jep udhëzimet: Intensifikoni kontrollet në terren

Jan 12, 2022 | 14:35
SHPËRNDAJE

 

Rritja drastike e rasteve me koronavirus ka bërë që Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu të zhvillojë një takim me drejtuesit e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor të të gjitha qarqeve në vend.

manastirliu

Ministrja u ka bërë të ditur disa nga detajet e këtij takimi, ku shprehet se u ka kërkuar intensifikimin e inspektimeve në terren.

Manastirliu theksoi domosdoshmërinë e kontrolleve për zbatimin e protokolleve anticovid.

“Me drejtuesit e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor, kërkova intensifikimin e kontrolleve për zbatimin e protokolleve anti-covid në të gjithë territorin si dhe verifikimin e masave për sigurimin e dokumentit të certifikatave të vaksinimit, certifikatave të shërimit apo testin e antigenit në strukturat e administratës publike dhe njësitë tregtare që ofrojnë shërbime për qytetarët”, shkruan Ministrja Ogerta Manastirliu në Facebook.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura