Rritja deri në 28% e çmimit të ushqimeve/ Eksperti Çoçoli: Do të vijojnë kështu të paktën deri në gjysmën e dytë të vitit

Mar 9, 2023 | 15:06
SHPËRNDAJE

Produktet ushqimore bazë pësuan një rritje vjetore deri në 28% gjatë shkurtit, sipas INSTAT, duke vështirësuar kështu situatën ekonomike të familjeve shqiptare.

Në një komunikim me Panorama TV, eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli tha se çmimet do të vijojnë të jenë të paqëndrueshme edhe për muajt në vijim.

Sipas Çoçolit, rritja e çmimeve ka ardhur si pasojë e inflacionit të lartë, i cili pritet të stabilizohet vetëm në gjysmën e dytë të 2023-shit.

Arsye tjetër e rritjes së çmimit të produkteve ushqimore bazë, sipas ekspertit  është dhe çmimi i lartë i naftës në vend, në kushtet kur transporti i këtyre produkteve bëhet vetëm me automjete.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura