Rritet sërish numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë. Gjatë ditës së sotme u regjistruan…

May 26, 2020 | 21:27
SHPËRNDAJE

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka regjistruar të martën nëntë raste të reja me koronavirusin e ri, pas kryerjes së 220 testeve.

818135CD-7378-475E-B837-6532B9101CEC_w1023_r1_s

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 8 raste (sipas vendbanimit: 7 raste Vushtrri dhe 1 rast Bajskë) dhe 1 rast me vendbanim në Gjilan”, është thënë në njoftim.

Po të martën është bërë e ditur se nga sëmundja, Covid-19, që shkakton ky virus, janë shëruar tre pacientë, duke e çuar numrin total në 794.

Marrë parasysh të dhënat e fundit, në Kosovë deri më tani janë regjistruar 1.047 raste me koronavirus.

Prej tyre, 30 pacientë kanë vdekur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura