Rritet numri i viktimave në Maqedoninë e Veriut, ja sa persona janë testuar pozitivë me COVID-19, në 24 orët e fundit

Jul 3, 2020 | 17:25
SHPËRNDAJE

“165 të infektuar, 7 viktima dhe 128 të shëruar”, ky është bilanci i COVID-19, për 24 orë në Maqedoninë e Veriut.

koronavirus-maqedoni-696x435

Mediat vendase bëjnë me dije se numri më i madh i të infektuarve është në Shkup, po ashtu edhe në  Tetovë, Kumanovë, Gostivar, Shtip dhe Ohër. Në Shkup për herë të parë numri i të shëruar është më i madh se numri i të infektuarve, përkatësisht 71 të infektuar dhe 97 të shëruar.

Të infektuarit: Shkup 71, Tetovë 20, Kumanovë 15,  Gostivar 14, Shtip 10, Ohër 10.

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit shtatë persona kanë humbur betejën me COVID-19, nga dy në Shkup dhe Kumanovë dhe nga një në Strugë, Koçan dhe Negotinë.

Në ditën e 135 të pandemisë, bilanci i të prekurve arrin në 6.787, ndërsa i viktimave në 328.

Deri tani janë shëruar në Maqedoninë e Veriut janë 2.876 pacientë, ndërsa mbi 3.850 raste janë akoma aktive.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura