Rritet numri i viktimave në Maqedoninë e Veriut, 24 orët e fundit shënohen 29 raste të reja me COVID-19

May 1, 2020 | 15:13
SHPËRNDAJE

Në 24 orët e fundit në Maqedonine e Veriut janë realizuar 362 teste, prej të cilëve 29 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Keshtu numri i rasteve te pergjithshme te infeksionit ka shkuar ne 1494, prej të cilëve 606 raste janë aktive.

koronavirus

Sipas qyteteve: 11 raste janë paraqitur në Shkup, në Kumanovë 4, Tetovë 2, Prilep 3, Koçani 3

Gjithsej 69 pacientë janë kuruar brenda 24 orëve. Numri i përgjithshëm i personave të shëruar nga Covid-19 tashmë shkon në 807.

Sipas qyteteve, janë shëruar 18 pacientë nga Shkupi, 36 nga Kumanova, nga një në Dibër, Shtip dhe Gjevgjeli si dhe 10 pacientë në Shtip. 

Fatkeqësisht, gjatë 24 orëve të fundit katër raste tjera me Covid-19 kanë përfunduar me fatalitet. Në Klinikën Infektive në Shkup kanë ndërruar jetë dy pacientë nga Prilepi, paciente në moshën 55 vjeçe dhe një pacient 84 vjeç.

ISHP ka regjistruar edhe një rast të vdekjes në Prilep tek një paciente në moshën 69 vjeçe e cila ka ndërruar jetë në shtëpi. Në spitalin “8 shtatori” ka ndërruar jetë një 62 vjeçar nga fshati Zrnovc i Koçanit. Keshtu numri i përgjithshëm i personave që kanë humbur betejën me Covid 19 në Maqedonine e Veriut ka shkuar ne 81.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura