Rritet numri i viktimave në Greqi, shkon në 695 numri i të infektuarve. Shërohen 29 persona

Mar 24, 2020 | 14:50
SHPËRNDAJE

Numri i viktimave nga pandemia e koronavirusit në Greqi ka shkuar në 19.

koronavirusi

Mediat greke bëjnë me dije se 2 viktimat e fundit janë një 86-vjeçare, që ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme në spitalin Sotiria, ku ishte shtruar prej ditësh, ndërsa viktima tjetër është një 64-vjeçar,

Sipas të njëjtit informacion, e moshuara kishte komplikacione të mëparshme, burri nuk kishte ndonjë sëmundje të konfirmuar.

Sipas përditësimit të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, rastet e konfirmuara me koronavirus janë 695.

Sipas raportit të fundit të hënën pasdite, 114 persona u shtruan në spital, 35 prej të cilëvve duhej të intuboheshin dhe 29 u shëruan.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura