Rritet numri i viktimave në Greqi/ 1061 persona të infektuar me COVID-19, 95 raste vetëm sot

Mar 28, 2020 | 19:16
SHPËRNDAJE

Numri i personave që kanë humbur jetën në Greqi si pasojë e koronavirusit ka shkuart në 32.

Sikurse bëjnë të ditur mediat greke numri i personave të infektuar ka shkuar në 1061, ku 95 raste janë evidentuar vetëm sot.

viktima

Ndërkohë që numri i viktimave dhe infektuarve rritet Greqia, po aplikon masa shtrënguese.

Mëngjesin e ditës së sotme qytetarët grekë nxituan të mbanin radhën në supermarkete, për tu furnizuar me ushqimet e nevojshme.

Fakti që shumë po punojnë çdo ditë, për të qëndruar mbyllur nesër ka shkaktuar radhë të mëdha jashtë dyqaneve.

Qytetarët prisnin me durim të pajisur me maska ​​dhe doreza derisa të vinte dikush që ti thërriste për të hyrë në supermarkete, në mënyrë që të mos tejkalonte numrin e klientëve të parashikuar nga udhëzimet përkatëse për mbrojtjen tonë kundër koronavirusit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura