Rritet numri i viktimave dhe të infektuarve në Maqedoninë e Veriut, ja sa persona kanë ndërruar jetë në 24 orë

Apr 17, 2020 | 16:13
SHPËRNDAJE

Numri i përgjithshëm i të vdekurve në Maqedoninë e Veriut nga COVID-19 ka shkuar në 49, pasi në 24 orë kanë ndërruar jetë tre persona një 85 dhe 77 vjeçare njëra nga Kumanova dhe tjetra nga Krusheva, ndërsa viktima e tretë është nga Llabunishta.

koronavirus

Mediat vendase bëjnë me dije se të infektuar gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar 36 persona, 22 prej tyre në Shkup, 4 në Kumanovë, nga 3 në Prilep, Veles dhe Strugë dhe 1 në Manastir.

Përfshirë të dhënat paraprake numri i të infektuarve në nivel shtetëror është 1117. Listës së të shëruarve i janë shtuar edhe 18 persona.

Sa i takon respektimit të masave parandaluese, gjatë 24 orëve të fundit 83 persona nuk e kanë respektuar orën policore, 56 prej të cilëve janë arrestuar, ndërsa të tjerëve u janë marrë të dhënat dhe ndaj tyre do të ngritën procedura penale.

Gjatë natës së kaluar 163 personave u janë dhënë vendime për izolim dhe 47 të tjerëve për vet izolim. Tre persona nuk kanë respektuar masën izolim, respektivisht vet izolim lidhur me ngjarjen e para ca ditëve në Hasanbeg të Shkupit nga ana e SPB-Shkup janë ngritur deri tani padi kundër tre personave.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura