Rritet numri i të prekurve me koronavirus, zbulohet rasti i parë në jug të Italisë

Feb 25, 2020 | 9:11
SHPËRNDAJE

Zbulohet rasti i pare me koronavirus ne jugun e Italise. Ansa raporton se nje turiste nga  Bergamo ka qene me pushime ne Palermo, nderkohe qe eshte shtruar ne spital per kontrolle pas shqetesimeve qe paraqiti, dhe pas testit ka rezultuar pozitive. virus

Burimet zyrtare bejne me dije se kane vene ne karantine grupin e miqve te saj dhe gjithe njerezit qe kane qene në kontakt të ngushtë me turistët. Raste të dyshimta kishte edhe ne Valle d’Aosta,. por kane rezultuar negative.

Numri i të vdekurve nga virusi mbetet 7, ndërkohe qe bilanci i te prekurve ka shenuar rritje, duke arritur ne 232. 173 të infektuar dhe 6 viktima në Lombardi; 33 të infektuar dhe një vdekje në Veneto; 18 të infektuar në Emilia Romagna, 3 në Piemonte dhe Lazio, një në Tirolin e Jugut dhe një në Siçili. Mediat theksojne se viktimat janë kryesisht të moshuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura