Rritet numri i të prekurve me COVID-19 në Durrës, dy raste të reja vetëm sot/ Një prej tyre u infektua nga djali që punonte në …

Mar 30, 2020 | 11:49
SHPËRNDAJE

Numri i personave të infektuar me virusin vdekjeprurës COVID-19 në qytetin e Durrësit ka shkuar në 14.

koronavirus

Vetëm ditën e sotme janë regjistruar dy raste të reja. Bëhet fjalë për një 71-vjeçar dhe një tjetër 77 vjeçar, të cilët rezultuan pozitiv pasi bënë testin.

Dyshohet se 71 vjeçari është infektuar nga djali i tij që punon një një call center. Gjithashtu djali dhe nëna e tij kanë shfaqur temperaturë, por janë vetëizoluar, pasi nuk e kanë pasur shumë të nevojshëm trajtimin mjekësor.

Ndërsa 77 vjeçari nuk ka pasur asnjë kontakt me persona të infektuar dhe nuk dihet ende se ku mund të jetë infektuar me koronavirus.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura