Rritet numri i të infektuarve me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, ja bilanci i 24 orëve të fundit

Jul 9, 2020 | 16:23
SHPËRNDAJE

Numri i personave të infektuar me COVID-19 vijon të rritet në mënyrë të ndjeshme në Maqedoninë e Veriut.

koronavirus-maqedoni-696x435

Mediat fqinje bëjnë me dije se në 24 orë janë infektuar 168 persona, ndërsa 3 persona kanë humbur betejën me COVID-19 dhe 70 fatmirësisht janë shëruar.

Mësohet se personat që kanë humbur jetën janë dy nga Shkupi kurse një tjetër është nga Gostivari.

Në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i pandemisë janë infektuar 7572 persona, prej të cilëve 3624 janë shëruar kurse 362 persona kanë humbur betejën me koronavirusin. Për momentin aktivë me COVID-19 janë 3586 raste.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura