Rritet numri i rasteve të infeksionit në Maqedoninë e Veriut, ja bilanci i 24 orëve të fundit

May 10, 2020 | 15:48
SHPËRNDAJE

Ditën e sotme në Maqedoninë e Veriut kanë rezultuar pozitivë 20 raste të reja me COVID-19. Përkatësisht në Shkup-12, Kumanovë-1, Prilep-3, Tetovë-2, Manastir-1, Gostivar-1. Kështu numri i personave që janë diagnostikuar me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë llogaritet 1642.

koronavirus

Deri më tani në vend janë kryer 19 096 teste të Covid-19. Sot Instituti i Shëndetit Publik në Maqedoninë e Veriut  ka regjistruar 24 pacient të shëruar nga COVID-19: Shkup-11, Kumanovë-10, Tetovë-1 dhe Veles-2 pacientë. Kështu numri total i personave të shëruar llogaritet 1136.

Numri i përgjithshëm i personave që kanë humbur jetën llogaritet 91, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend arrin në 415.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura