Rritet numri i rasteve të infeksionit në Maqedoninë e Veriut, ja bilanci i 24 orëve të fundit

| 14:23
SHPËRNDAJE

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut  njofton se Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 64 pacientë të shëruar nga COVID-19, gjatë 24 orëve të fundit.

koronavirus

Sipas qyteteve, janë shëruar 17 pacientë nga Shkupi, 9 nga Kumanova, 12 nga Prilepi, tre nga Tetova, 12 nga Struga, një nga Gostivari dhe një nga Kërçova.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 145 testime prej të cilëve 22 kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Sipas qyteteve, 13 raste pozitivë janë regjistruar në Shkup, 2 në Prilep dhe 7 në Tetovë.

Numri i personave të diagnostifikuar me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut shkon në 1.664, prej të cilëve 1.200 janë shëruar, ndërsa 91 kanë ndërruar jetë.

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.