Rritet numri i rasteve të infeksionit në Mal të Zi, në 24 orë analizohen 243 mostra

Apr 24, 2020 | 10:19
SHPËRNDAJE

Edhe tre raste të reja janë konfirmuar te infektuar me virusin COVID-19 në Mal të Zi, duke e çuar numrin e pergjithshem ne 319 raste.

thumbnail_koronavirusi

Këto të dhëna janë bërë të ditura nga Instituti i Shëndetit Publik në Malin e Zi, mëngjesin e sotëm.

Siç raporton RTCG, gjatë 24 orëve të fundit janë analizuar 243 mostra. Që nga përhapja e pandemisë së Covid-19 në këtë vend janë shëruar 123 persona, ndërsa kanë vdekur pesë të tjerë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura