Rritet numri i rasteve me kancer në mëlçi, shkak infeksionet dhe diabeti. Si mund të parandalohet

Sep 8, 2019 | 12:37
SHPËRNDAJE

Infeksionet kronike si hepatiti B dhe C mbeten shkaku kryesor për shfaqjen e kancerit të mëlçisë, por ato nuk janë të vetmet.

liver-cancer-e1484139684144

Diabeti, dhjamosja e mëlçisë dhe  konsumimi me tepri i alkoolit janë po ash- tu faktor rreziku për shfaqjen e kësaj  sëmundjeje. Mjekja onkologe Esmeralda  Sera thotë se vit pas viti, numri i person- ave që vuajnë nga kanceri i mëlçisë ka  ardhur në rritje.

“Numri i pacientëve me kancer të heparit ka ardhur në rritje vit pas viti dhe këtë e konstatojmë edhe në punën tonë të përditshme. Mëlçia është një organ që vendoset në kuadratin e sipërm të djathtë nën diafragmë dhe afër stomakut. Llojet e kancerit që ka hepari  janë ata që e kanë origjinën nga vetë organi dhe të tjerët që metastazohen në  mëlçi. Mëlçia është një nga organet kryesore të organizmit dhe laboratori kryesor  i tij.

Kanceri i mëlçisë ndodh në rastet kur ADN-ja e qelizave të mëlçisë pëson mutacione gjenetike, që vijnë si pasojë e disa  faktorëve si: konsumimi i tepërt i alkoolit, infeksionet kronike të mëlçisë si hepatitet  B dhe C, diabeti, rastet kur sasia e dhjamit është e rritur në mëlçi, konsumimi i  tepërt i alkoolit etj.”, pohon doktoresha. Ashtu si në çdo patologji, çelësi për të parandaluar qëndron në menaxhimin e faktorëve të riskut. Kështu, beteja ndaj hepatit B mund të fitohet nëse ju vaksinoheni, ndërsa për të mbajtur larg hepatitin

C duhet të tregoni kujdes në raportet sek- suale, duke mos i injoruar masat  mbrojtëse. Sa i takon dëmtimit të mëlçisë prej alkoolit, kjo mund të shmanget nëse konsumimi është i moderuar. “Pra, është me rëndësi që të kufizoni sasinë që pini. Për gratë, kjo do të thotë jo më shumë se një pije në ditë. Për burrat, kjo do të thotë  jo më shumë se dy pije në ditë”, thonë ekspertët.

Dhe sa i përket diabetit, mjafton  që vlerat e sheqerit në gjak të jenë brenda normave, për të mos e gjendur vetën përballë komplikacioneve. Simptomat Diagnostikimi në stade të vona mbetet një ndër shqetësimet më të mëdha.

Kjo mund të vijë sa prej neglizhencës, aq edhe  prej vetë sëmundjes, e cila në stade të her- shme nuk shfaq asnjë simptomë. Përkundrejt kësaj, një diagnozë e hershme e kan- cerit të mëlçisë përmirëson në mënyrë  drastike shanset e mbijetesës. Doktoresha  Shumica e njerëzve nuk kanë shenja dhe simptoma në fazat e hershme të kancerit të mëlçisë. Kur shfaqen shenja dhe simptoma, ato mund të përfshijnë:

· Humbje të peshës
· Humbje të oreksit
· Dhimbje të sipërme të barkut
· Nauze dhe të vjella
· Dobësi dhe lodhje të përgjithshme
· Zverdhje të lëkurës apelon që, në momentin që shfaqen shenjat e para të drejtoheni te mjeku specialist.

Analizat e gjakut, ekot, skaneri janë disa nga metodat diagnostikuese që aplikohen për zbulimin e hershëm të kësaj sëmundjeje. “Disa nga simptomat janë: mungesë e oreksit, ndjesia e të vjellit, fryrja e barkut,  ikteri i lëkurës dhe i mukozës së syve, shpig- mentimi i fekaleve, humbje në peshë, lodhje  e përgjithshme trupore etj.. Në qoftë se këto simptoma shfaqen, atëherë nuk duhet t’i neglizhoni, por duhet të paraqiteni te  mjeku. Testet e gjakut ku përfshihen anali- zat për të parë funksionin e mëlçisë, testet  imazherike, duke filluar nga eko abdomi- nale, skaneri dhe rezonanca janë ekzaminimet për diagnostikimin e kësaj sëmundjeje.

Ne rastet kur dyshimi ekziston, kryhet  biopsia me anën e marrjes së materialit nga hepari”, pohon më tej mjekja onkologe. Trajtimi Trajtimi, thekson doktoresha, bëhet në  varësi të stadit në të cilin ndodhet sëmundja. “Metoda kryesore kur sëmundja nuk  është përhapur është heqja kirurgjikale e  masës. Metoda të tjera janë transplanti i mëlçisë, radioabliatcioni, krioabliatcioni, injektimi i lëndëve kimioterapeutike në hepar, injektimi i alkoolit direkt te masa tumorale.

Gjithashtu ka rol të veçantë dhe terapia e targetuar, kimioterapia dhe së fundmi, një përdorim të gjerë në trajtimin e sëmundjes ka dhe imunoterapia. Për rastet kur të gjitha procedurat nuk kanë dhënë efekt ose tumori është mjaft i avancuar, aplikohet mjekimi paliativ ose mjekimi në  bazë të simptomave me qëllim joterapeutik”.

Të dhënat Të paktën 60% e rasteve të kancerit të  mëlçisë janë për shkak të testimit dhe trajtimit të vonuar të hepatitit viral B e C. Hep- atiti B dhe C janë infeksione kronike që nuk  mund të shfaqin simptoma për një periudhë të gjatë kohe. Pa identifikuar të infektuarit  e pa diagnostikuar dhe të pa mjekuar, miliona njerëz do të vazhdojnë të vuajnë dhe  miliona jetë do të humbasin.

Kanceri i mëlçisë është më i zakonshëm te njerëzit e  moshuar. Mbi gjysma e njerëzve që diagnostikohen me kancer të mëlçisë janë në  moshën 65 vjeç e lart. Më i zakonshëm ësh- të te burrat sesa te gratë.

OBSH Rreth 1.4 milionë njerëz në botë humbin  jetën çdo vit nga kanceri i mëlçisë dhe shkak kryesor për këtë janë hepatitet B dhe C. Sipas OBSH-së, për Shqipërinë kjo është  sëmundja e dytë më e rëndësishme infek- tive vrasëse pas tuberkulozit për nga pe- sha e vdekshmërisë dhe sot numërohen 9  herë më shumë njerëz të infektuar me hep- atit sesa me HIV.

Hepatiti viral vret më  shumë se 400 vetë çdo ditë në Europë. Njerëzit që vuajnë nga hepatiti B dhe C mund të evidentohen apo diagnostikohen lehtësisht përmes analizave të thjeshta të gjakut. Por realiteti na tregon se në mesin e njerëzve që jetojnë me hepatit në botë, vetëm 10 deri në 15% e njohin statusin e tyre të infeksionit.

Referuar të dhënave, vetëm 4.5 milionë nga 270 milionë njerëz  që jetojnë me hepatit B dhe vetëm 2 milionë nga afro 70 milionë njerëz që jetojnë  me hepatitin C kanë siguruar trajtim për shpëtimin e jetës. Kufizimi kryesor për  zbatimin e trajtimit për këtë sëmundje ësh- të kostoja e barnave. Ndaj edhe OBSH-ja  apelon që qeveritë e çdo vendi të bëjnë më  tepër, duke rritur para së gjithash financimet.

Si mund të parandalohet kanceri i mëlçisë

· Ulni rrezikun për cirrozë. Ju mund të zvogëloni rrezikun e cirrozës nëse:
· Pini alkool në moderim. Pra, është me rëndësi që të kufizoni sasinë që pini. Për gratë, kjo do të thotë jo më shumë se një pije në ditë. Për burrat, kjo do të thotë jo më shumë se dy pije në ditë.
· Mbani një peshë të shëndetshme.
· Vaksinohuni kundër hepatitit B.
· Merrni masa për të parandaluar hepatitin C. Përdorni një prezervativ sa herë që keni marrëdhënie seksuale.
· Mos përdorni barna intravenoze

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura