Rritet numri i personave të infektuar me koronavirus në Greqi, Ministria e Shëndetësisë: Gripi stinor i ka marrë jetën 90 personave

Mar 13, 2020 | 16:50
SHPËRNDAJE

Greqia shënon rritje të nurmit të personave të prekur nga virusi vdekjeprurës COVID-19. Sipas shifrave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë greke numri i personave të infektuar ka shkuar në 117.

gripi

Sikurse thotë zv.ministri i Shëndetësisë, nga 117 raste, 107 janë të lidhura me raste të mëparshme, ndërsa 10 të tjera mbeten “jetimë”. Ndërkohë pritet dalja e analizave edhe për 15 persona të tjera.

Siç vuri në dukje Tsiodras, nga 117 raste të reja, 82 i përkasin asaj që ne i quajmë “të importuar” dhe 25 të tjera janë kontaktet që ata kanë pasur me familjarë të tyre.

Nga 117 raste, 37 persona janë shtruar në spital, tre prej tyre në njësinë e kujdesit intensive, shkruajnë mediat greke.

Ai njoftoi se gjykatat, teatrot, kinematë, shesh lojërash, palestra, si dhe vendet e argëtimit dhe artit do të mbyllen për 15 ditë.

Tsiodras vuri në dukje se pacientët me simptoma të buta nuk duhet të shkojnë në spitale sepse mund të përhapin virusin, por edhe të marrin gripin.

Deri më tani gripi stinor i ka marrë jetën 90 personave, ndërsa nga koronavirusi ka ndërruar jetë vetëm një person.

Ai gjithashtu tha se koronavirusi kërcënon grupe të caktuara si të moshuarit, ata me probleme kardiovaskulare dhe të frymëmarrjes, si edhe ata me diabet.

“Ne duam të mbrojmë grupet e të moshuarave dhe duam të ngadalësojmë përhapjen e virusit. Në 2-3 javë efektiviteti i masave që kemi ndërmarrë do të tregojë frytet”, tha ai zv.ministri i Shëndetësisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura