Rritet numri i infeksioneve në Maqedoninë e Veriut, në 24 orë ndërron jetë një 59-vjeçare. Ja sa pacientë janë aktivë

| 14:41
SHPËRNDAJE

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut njofton se në 24 orë kanë rezultuar pozitivë me virusin vdekjeprurës COVID-19, 21 persona.

koronavirus

Harta e përhapjes: Shkup-8, Kumanovë-6, Shtip-1, Prilep-2, tetove-1, Veles-1, Koçanë-1 dhe Makedonski Brod-1.

Gjithashtu njoftohet se në 24 orë ka humbur jetën një paciente 59-vjeçare, nga Tetova në Spitalin “8 Shtatori”.

Raportohet se gruaja kishte qenë për 15 ditë në gjendje të rëndë shëndetësore. Gjatë 24 orëve të kaluara janë kryer 185 testime, ndërkohë që janë vërtetuar 8 raste të reja me COVID-19: Shkup-3, Manastir-1 dhe Veles-4.

Në bazë të kësaj numri i përgjithshëm i personave të infektuar me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut ka shkuar në 1526, ndërsa numri i të shëruarve në 1013 dhe i viktimave në 86. Aktualisht numri i rasteve aktivë është 427.

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.