Rritet frikshëm kurba e COVID-19 në Itali, më shumë se 16 mijë të infektuar dhe 136 viktima

Oct 22, 2020 | 19:15
SHPËRNDAJE

Kurba e rasteve të reja të COVID-19 vazhdon të rritet në Italinë fqinje. Kështu bën të ditur Ministria e Shëndetësisë Italiane, e cila njofton se në 24 orët e fundit janë shënuar 16,079 raste të reja.

koronavirus

Po ashtu 136 persona kanë humbur jetën duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 36,968.

992 persona janë të shtruar në spital në kujdesin intensiv (66 më shumë se dje). Të shëruarit janë 259,456 (2,082 më shumë se dje), ndërsa aktualisht pozitivët janë 169,302 (13,860 më shumë se dje).

Numri i përgjithshëm i njerëzve të infektuar, përfshirë viktimat dhe të shëruarit, ka shkuar në 465,726.

Më shumë se një mijë raste të reja janë regjistruar në gjashtë rajone: Lombardia (4,125), Piemonte (1,550), Campania (1,541), Veneto (1,325), Lazio (1,251) dhe Toskana (1,145).

Më pak e prekur është Molise me 28 raste të reja pas 696 testeve të kryera.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura