Rritet frika nga sulmet ruse/ SHBA u bën thirrje qytetarëve të saj që të largohen nga Ukraina

Aug 23, 2022 | 15:20
SHPËRNDAJE

Shtetet e Bashkuara të martën u bënë thirrje qytetarëve amerikanë të largohen nga Ukraina, pasi besojnë se Rusia po përgatitet të shënjestrojë infrastrukturën civile dhe qeveritare në ditët e ardhshme, ndërsa po bëhen gjashtë muaj nga nisja e pushtimit.

RI4IBJSWSRMW7MKOIAYJOOTE2Y

Paralajmërimi pasoi një vendim nga qeveria ukrainase që ndalon festimet në Kiev në përvjetorin e pavarësisë nga sundimi sovjetik të mërkurën për shkak të frikës nga sulmi.

Udhëheqësit e dhjetëra vendeve dhe organizatave ndërkombëtare do të merrnin pjesë të martën në të ashtuquajturën Platforma e Krimesë në solidaritet me Ukrainën në përvjetorin gjashtëmujor të pushtimit rus. Shumica do merrnin pjesë virtualisht.

Departamenti i Shtetit ka informacione se Rusia po rrit përpjekjet për të nisur sulme kundër infrastrukturës civile dhe objekteve qeveritare ukrainase në ditët në vijim”, thuhej në një deklaratë të ambasadës amerikane.

Qytetarët amerikanë duhet të largohen nga Ukraina menjëherë, me mjetet e tyre, nëse kjo do të ishte një gjë e sigurt për t’u ndërmarrë”, vijonte më tej deklarata.

Në fushën e betejës, forcat ruse kryen sulme artilerie dhe ajrore në rajonin Zaporizhzhia në Ukrainën juglindore, ku luftimet janë zhvilluar pranë termocentralit më të madh bërthamor në Evropë, tha ushtria ukrainase.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura