Rritet 21% numri i bizneseve që mbyllen, krahasuar me 1 vit më parë

Jan 28, 2016 | 10:11
SHPËRNDAJE

Ritmi i regjistrimit të bizneseve të reja ka rënë në muajin janar, kjo referuar të dhënave që ofron Qendra Kombëtare e Regjistrimit. “Monitor” shkruan se sipas të dhënave, numri i bizneseve të reja arriti në 2,302 në janar të këtij viti, ndërsa në të njëjtën periudhë të një viti më parë kjo shifër ishte në 2,439.

qkr-640x340-300x159

Aryset e kësaj rënieje mund të jenë disa e që në një pjesë mund të varen nga regjistrimet e larta që u bënë që pas fillimit të aksionit të qeverisë kundër informalitetit dhe tashmë ritmi ka rënë.  E në fakt për gjithë vitin 2015 numri i bizneseve të reja të regjistruara në QKR arriti në rreth 39, 000 shifër kjo rekord referuar vitit paraardhës.

Ndërsa në tendencë të kundërt kanë rezultuar çregjistrimet, shkruan “Monitor”. Sipas të dhënave zyrtare të QKR-së ato u rritën në janar 2016. Më konkretisht numri i bizneseve që u mbyllën arriti në 457 nga 377 që u regjistruan në  të njëjtën periudhë të një viti më parë, me rritje 21%.

regjistrimi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura