Rriten tensionet, Ankaraja provokon keq, përgjigjet ashpër Greqia (detajet)

Apr 18, 2018 | 10:13
SHPËRNDAJE

Vijojnë të jenë të larta tensionet mes Turqisë dhe Greqisë. Mediat greke i kanë bërë jehonë duke e cilësuar aspak të përshtatshme një deklarate të Ankarasë e cila thotë se Imia është territor turk.

turkish_boat

“Imia, ujërat rreth tyre dhe hapësira ajrore mbi ta janë ekskluzivisht nën sovranitetin turk”, citojnë mediat greke një deklaratë të Ministrisë së Jashtme turke.

E sipas tyre, Turqia i tejkaloi limitet pasi Ministria e Jashtme turke, për herë të parë në një deklaratë me shkrim, tha se Imia është nën sovranitetin turk. Kjo deklaratë vjen pas raportit të KE mbi kursin e pranimit të Turqisë në Bashkimin Evropian, shkruan “Panorama”.

Por sot ka reaguar edhe ministria e Jashtme greke, duke iu përgjigjur kështu:

“Sovraniteti i Greqisë mbi Imian është i qartë dhe i padiskutueshëm sipas Traktatit të Lozanës të vitit 1923, Marrëveshjeve Italo-Turke të vitit 1932 dhe Traktatit të Parisit të vitit 1947”.

“Ndërsa Bashkimi Evropian i bën thirrje Turqisë të respektojë të drejtën evropiane, ajo përgjigjet me një deklaratë provokuese, duke përsëritur një qëndrim të paligjshëm, duke injoruar faktin se statusi ligjor i Egjeut është plotësisht i garantuar me të drejtën ndërkombëtare”, vijon deklarata e Ministrisë së Jashtme greke.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura