Rriten të prekurit me koronavirus në Greqi, shënohet një tjetër viktimë. Qeveria paketë 2 miliardë euro për krizën

Mar 17, 2020 | 17:56
SHPËRNDAJE

Një tjetër pacient me koronavirus ka humbur betejën për jetën në Greqi duke e çuar në pesë numrin e të vdekurve, shkruan Reuters.

corona_top

Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 35 raste të reja të prekur nga virusi që në disa raste bëhet vdekjeprurës për pacientë edhe me sëmundje të tjera.

Numri i të prekurve ka shkuar në 387 persona, nga të cilët 11 janë në terapi intensive, ndërsa 70 persona janë të shtruar në spital. Gjatë 24 orëve të fundit, vetëm katër persona të prekur kanë lënë spitalin, duke e tejkaluar virusin.

Ndërkohë, Kryeministri i Greqisë njoftoi të martën një paketë deri në 2 miliardë euro për të mbështetur bizneset pas shpërthimit të koronavirusit dhe tha se kufizime të mëtejshme vendosen përpara për vendin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura