Rriten rastet me Covid në Kosovë, 186 të infektuar dhe 2 viktima

Oct 25, 2020 | 15:39
SHPËRNDAJE

Kosova ka shënuar rritje të rasteve me Covid-19. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 186 të infektuar, ndërsa sipas Instituti Kombëtar të  Shëndetësisë Publike betejën me Covid e kanë humbur 2 qytetarë.

kosove

Numri total i rasteve pozitive ka arritur në 17.943 raste nga 87.147 persona të dyshimtë më virusin SARS-CoV-2 dhe 663 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, IKSHPK-ja njoftoi se janë shëruar 54 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.088 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.192.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, kishte paralajmëruar se ka “rrezik real” që institucionet të detyrohen të marrin “masa më ekstreme” kufizuese, nëse numri i rasteve pozitive me koronavirus vazhdon të rritet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura