Rriten infektimet me COVID në vendin tonë, konfirmohen 277 raste të reja në 24 orët e fundit! Asnjë humbje jete

Jun 22, 2022 | 18:11
SHPËRNDAJE

Në 24 orët e fundit në vendin tonë është shënuar një rritje e rasteve të reja me COVID. Nga 957 testime të kryera në total kanë rezultuar pozitivë 277 persona.

infektivi-1024x536

Kështu numri i rasteve aktivë me COVID shkon në 1045 në total. Nga ana tjetër në 24 orët e fundit në vendin tonë nuk është shënuar asnjë humbje jete për shkak të COVID.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë. Janë shëruar 61 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273,398 që nga fillimi i epidemisë.

Rastet pozitive janë identifikuar në këto bashki: 175 në Tiranë, 19 në Fier, nga 10 qytetarë në Lushnje, Vlorë, 7 në Patos, nga 6 qytetarë në Durrës, Gjirokastër, 5 në Sarandë, 4 në Himarë, nga 3 qytetarë në Lezhë, Kurbin, Kamëz, Vorë, Pogradec, nga 2 qytetarë në Shkodër, Divjakë, Selenicë, Skrapar, Elbasan, nga 1 qytetar në Krujë, Kavajë, Dibër, Roskovec, Mallakastër, Delvinë, Dropull, Korçë, Kuçovë, Poliçan.

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën thirrje qytetarëve të vaksinohen. “Mos neglizhoni vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.  Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, thuhet në apelin e MSH.

Statistika (22 Qershor 2022)

Raste të reja ditore         277

Të shëruar në 24 orë       61

Të shtruar në spitale         8

Humbje jete në 24 orë      0

Testime ditore                 957

Testime totale               1,840,232

Raste pozitive                  277,940

Raste të shëruara             273,398

Raste Aktive                         1,045

Humbje jete                        3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë               797

Fier                     77

Vlorë                  60

Durrës                27

Korçë                  18

Lezhë                    17

Elbasan               13

Berat                     11

Gjirokastër            11

Shkodër                9

Dibër                        4

Kukës                    1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura