“Rrisku maksimal, siguri zero”, Artan Fuga: Të ndalemi o të marrë, po s’i vumë gishtin kokës dhe në çaste tragjedie…Mos mendojë njeri se nuk jemi paralajmëruar

Dec 10, 2019 | 10:31
SHPËRNDAJE

artanfugaa (1)

Nga Artan Fuga

Cfarë na mësoi tërmeti?

Jemi komb i stërlashtë, nuk na ka hije të sillemi si çiliminj, si komb aventurierësh të papjekur, që në jetën e vet nuk mban parasysh rriskun e asaj që bën!

Rrisku maksimal, siguri zero!

Ky është budallalliku ynë kolektiv!

Dhe tani i kërkojmë llogari njeri tjetrit : Pse më janë çarë muret muaaaaaa?

Na çaftë ujku, na çaftë, do të gjejmë fajtorin tani. Fajtori? Ne jemi, ne!

Të ndalemi o të marrë, se do të marrim më qafë le veten, por edhe ata që do të lindnin në shekuj nga 50 të vrarët e që mundet në potencë të bëheshin mijra!

Poqese nuk i vemë gishtin kokës dhe në çaste frike, tragjedie dhe ankthi kolektiv, kurrë nuk do të arsyetojmë ndonjëherë!

Mos mendoj njeri se nuk jemi paralajmëruar. As mos thotë njeri se nuk e ka ditur.

Të gjitha janë thënë!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura