Rrihte gruan dhe e kërcënonte se do ta vriste me automatik/ Parandalohet krimi në Dibër, në pranga 46-vjeçari (FOTO)

Nov 21, 2020 | 10:51
SHPËRNDAJE

Një 46-vjeçar është arrestuar nga Policia e Dibrës pasi ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes dhe e kërcënonte me vrasje.

vra

Në pranga ka rënë shtetasi E. P., ndërsa i janë sekuestruar një armë zjarri automatik dhe 18 fishekë.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër pas informacione të marra se një shtetas ushtronte dhunë në familje, kanë organizuar punën dhe falë ndërhyrjes së shpejtë e profesionale kanë bërë të mundur parandalimin dhe përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit E. P., u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri automatik dhe disa fishek, më të cilën kishte kanosur për vrasje bashkëshorten e tij.

Në përfundim të veprimeve hetimore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. P., 46 vjeç, banues në Dibër.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë Dibër për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Dhunë në familje”.

b;p

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura