“Rrihet biznesmeni, çdo gjë në rregull! Kur preket kunati i Tahirit, 7 policë flaken në rrugë”

Jul 24, 2016 | 12:48
SHPËRNDAJE

“Një muaj më parë, një biznesmen në Tiranë denoncoi publikisht dhunën e ushtruar ndaj tij dhe ndaj djalit të tij, nga policia në qendër të Tiranës. Gjithçka nisi për një gjobë makine të papaguar. Edhe pse biznesmeni i njohur dëshmoi me prova arrogancën dhe dhunën brutale të policisë, tejkalimin e çdo norme, asnjë masë nuk mori Saimir Tahiri, askush nuk mbajti përgjegjësi.

Enkelejd-Alibeaj

Po nese dikush, një polic prek kunatin e Saimir Tahirit, ky do të jetë fundi i tij, fundi i karrierës dhe do ta shohë veten në rrugë”.

Kështu është shprehur sot për mediat, kreu i Departamentit të Rendit e Sigurisë në PD, Enkelejd Alibeaj.

Ai ka denoncuar ngjarjen e kësaj fundjave në Tiranë, ku 7 oficerë policie janë shkarkuar sepse sipas Alibeajt “reaguan ndaj kunatit të Saimir Tahirit, i cili, iu versul policëve me arrogancën tipike të familjarëve të qeveritarëve me pretekstin se po i prishnin qetësinë dhe relaksin në lokalin e tij”.

 

“Përtej vijës së kuqe dhe të paprekshëm e shohin veten Tahiri e Rama me përgjimet e tyre të paligjshme dhe presionin kriminal ndaj Prokurorisë e gjykatës kur nis hetimi ndaj tyre.

Dy standardet e dëshmuara haptazi nga Saimir Tahiri, ku për dhunën e shëmtuar e brutale ndaj një biznesmeni të rregullt e djalit të tij s’merret asnjë masë, madje pas denoncimit publik vazhdon përndjekja e metejshme ndaj tij, ndaj aktivitetit të tij, dhe nga ana tjetër, për një reagim ndaj kunatit të Saimir Tahirit teksa policia gjendej në aksion, hidhen në rrugë 7 policë, këto dy lloj standardesh janë fytyra e vërtetë e qeverisë, e Tahirit, e Ramës, e kësaj oligarkie që po sundon prej tre vitesh. Kjo padrejtësi bashkë me burimin e saj që eshtë qeveria, janë drejt fundit”, tha Alibeaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura