Rrëzohet helikopteri ushtarak, 5 të vdekur

Sep 15, 2018 | 23:45
SHPËRNDAJE

Një helikopter ushtarak në provincën Farah në perëndim të Afganistanit, është rrëzuar si pasojë e një problemi teknik, ku kanë humbur jetën 5 ushtarë.

thumbs_b_c_0b3a7ad01a90a07816c6d041ce8d7e2d

Në një deklaratë nga Ministria afgane e Mbrojtjes thuhet se helikopteri ushtarak është përplasur në tokë pak kohë pasi është nisur nga qarku Bala Buluk në Farah.

Më tej bëhet e ditur se helikopteri i rrëzuar ka eksploduar dhe se 5 ushtarë që ndodheshin në të kanë humbur jetën, raporton Anadolu Agency (AA).

Ekipet përkatëse janë dërguar në rajon për hetimin e rastit.

Në një deklaratë nga talebanët pretendohet se helikopteri është qëlluar nga militantët.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura