Rrëzohet helikopteri i ministrisë së Brendshme në aeroportin e Shkupit

May 4, 2020 | 15:14
SHPËRNDAJE

Një helikopter i Ministrisë së Punëve të Brendshme sot është rrëzuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit.

Siç bëhet e ditur nga informacionet e para ka vetëm një person me lëndime të lehta, në bordin e helikopterit ku ishin pesë veta.

helikopter

Zëvendësja e Punëve të Brendshme, Sllavjanka Petrovska për Slloboden Peçat e ka konfirmuar rastin dhe tha se nuk ka viktima e as të lënduar rëndë.

Helikopteri po furnizohej me derivate dhe se në një moment është rrokullisur. Po ashtu mësohet se shkaqet e këtij aksidenti janë erërat e forta.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ekipet hetimore dhe zjarrfikësit, duke vënën nën kontroll situatën.

Pritet që detaje MPB të jep gjatë ditës. Fotografia është dërguar nga të punësuar në aeroportin./ INA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura