Rrëzohet helikopteri i “Eurocopter” në Norvegji, 11 viktima

Apr 29, 2016 | 17:38
SHPËRNDAJE

11 persona të vdekur, dy të tjerë rezultojnë të pagjetur, pasi një helikopter u rrëzua në Perëndim të qytetit norvegjez të Bergenit.

Sipas BBC-së, që citon ekipet e kërkim-shpëtimit, helikopteri është shkatërruar tërësisht. Pamjet nga vendngjarja shfaqën momentet e para të tymit nga një zonë ishujsh shkëmborë. Ai ishte nisur nga fusha e naftës në Gullfaks, e kishte për destinacion Bergenin, një prej qendrave të industrisë së naftës dhe gazit natyror në Detin e Veriut.

_89508878_de27-1Kompania e naftës “Statoil”, e cila bëri të ditur se helikopteri ishte ngarkuar me detyrë prej saj, ka ulur përkohësisht të gjithë mjetet fluturuese të këtij lloji, pikërisht të tipit “EC 225 Super Puma” nga “Eurocopter”. Helikopteri ka rënë shumë pranë ishullit të vogël Turoey, në Perëndim të fshatit Solsvik.

Dëshmitarë të ngjarjes raportuan se helikat e helikopterit pësuan defekt ndaj dhe mjeti fluturues ra.

_89508946_norway_helicopter_624

“Pati një shpërthim dhe një zhurmë karakteristike motori, ndaj dhe unë mbylla dritaren. Pash helikopterin që po binte me shpejtësi në det, më pas vura re një tjetër shpërthim edhe më të madh”, tha një qytetar i zonës.

Sipas medieve lokale, helikopteri humbi 640 metra lartësi në 10 sekonda, përpara se të përplasej në ujë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura