Rrëzohet avioni, vdes ministri dhe tre të tjerë

Jul 27, 2018 | 9:01
SHPËRNDAJE

Ministri i Bujqësisë i Paraguait, Luis Gneiting dhe tre të tjerë vdiqën kur aeroplani me te cilin ata po udhetonin drejt kryeqytetit Asuncion u rrëzua të mërkurën mbrëma, njoftuan zyrtaret të enjten.

para-870x418

“Është trishtimi madh per ne që te njoftojmë vdekjen e katër personave në një fluturim ajror që pesoi një aksident”, tha Joaquin Roa, kreu i Sekretariatit Kombëtar të Emergjencave, duke shtuar se punëtorët e emergjencës ishin duke u përpjekur të rimarrin trupat dhe se avioni ishte “shkatërruar plotësisht “.

Një ekip kërkimi dhe shpëtimi lokalizoi aeroplanin e vogël të enjten në mëngjes gjashtë kilometra larg aeroportit në qytetin jugor të Ayolas, ku aeroplani u ngrit, tha drejtori i Drejtorisë Kombëtare të Aviacionit Luis Aguirre për Reuters.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura