Rrëzohet avioni luftarak, humbin jetën 22 persona, disa të zhdukur e të plagosur

| 23:22
SHPËRNDAJE
 

Një aeroplan ushtarak Antonov AN-26 u rrëzua pranë qytetit Chugheev në rajonin Kharkiv të Ukrainës mbrëmjen e sotme.

avion

Mediat lokale raportojnë se aeroplani u rrëzua në një rrugë gjatë një fluturimi stërvitor. Policia ukrainase po heton raportet e një përplasje aeroplani në rajonin më të madh të Kharkiv dhe një ekip hetimor e operativ janë thirrur në vendin e ngjarjes.

Informacioni zyrtar nga Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës fillimisht thotë se 18 prej udhëtarëve humbën jetën , ndërsa dy persona të tjerë u plagosën rëndë, me djegie në 90% të trupit të tyre.

Kreu i rajonit të Kharkiv gjithashtu tha se kishte të mbijetuar, pa përmendur numrin e tyre.

Sipas një njoftimi të fundit nga Ministria e Punëve të Brendshme të Ukrainës, numri i të vdekurve u rrit në 22, ndërsa dy të tjerë mbijetuan me dëmtime serioze, kurse katër persona të tjerë janë zhdukur.

avion 1 avion 2 avion 3 avion 4

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.