Rrëzohet aeroplani, disa të vdekur pas shpërthimit të tij në flakë

Aug 4, 2018 | 22:21
SHPËRNDAJE

Disa persona kane mbetur te vdekur pas një aksidenti në Zvicrën qendrore. Policia zvicerane tha se aeroplani u rrëzua në një pyll afër qytetit të Hergiswil të shtunën në mëngjes dhe shpërtheu ne flakë pas perplasjes ne toke.321-4

Aeroplani u rrëzua në një zonë të paaksesueshme, mes pyjeve në malin Rengg, në kantonin e Nidvaldenit, shkruajne mediat e huaja.

Policia deklaroi se para se të mbërrinte në vendngjarje, duhej të fikte zjarrin me helikopterë dhe të pastronte një rrugë nga pyjet, për të bërë të mundur mbëritjen në vendngjarje.

Në orët në vijim pritet të bëhet identifikimi i saktë i personave që humbën jetën dhe të fillojë hetimi për shkaqet e aksidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura