Rrëzimi i kërkesës së Palokës, Berisha: Gjykata përforcoi bindjet se Rama është përdorues i kokainës

May 4, 2015 | 13:20
SHPËRNDAJE

Rrëzimin e kërkesës së kreut të grupit të PD-së, për kryerjen e testit të drogës për kreun e qeverise, vendosur sot nga ana e Gjykatës, ish-kryeministri Sali Berisha e sheh si përforcim të bindjes se shefi i ekzekutivit eshte përdorues i rregullt i kokainës dhe ka frikë të dalë e vërteta në shesh. 

Rama në Kuvend/ Foto postuar nga Berisha ne FB

Në një postim në rrjetin social FB, Berisha duke analizuar sjellje të Ramës shkruan se shperthimet euforike, levizjet e pakontrolluara horizontale te trupit, levizje te gjera fluturuese te kraheve, kruarja e kokës e me radhë janë sjellje tipike per perdoruesit e kokaines.

Postimi i plote 

Gjykata e Larte nuk pranoi kerkesen e Edi Palokes per t’i bere Rames testin e droges. Me kete vendim ajo i mungoi historise!


Te dashur miq, sot Gjykata e Larte humbi rastin te bente historine sepse ajo nuk pranoi, pas nje presioni shume te madh nga vet kreu i ekzekutivit, kerkesen e kryetarit te grupit te PD, Edi Paloka, per ti bere testin e droges Edi Rames. Me kete refuzim Gjykata veçse perforcoi bindjet se Edi Rama eshte perdorues i rregullt i kokainies ndaj dhe ka frike te tmerrshme ti nenshtrohet testit te perdorimit te droges.

Prej disa vitesh burime afer Rames por edhe vezhgues kompetent te fushes, shprehin bindje se Rama eshte perdorues i rregullt kokaine. Flitet se ai dy vjet me pare beri nje nderhyrje ne septumin (ndarsen) e hundes ne Austri per shkak te demtimeve serioze te tij nga perdorimi i vazhdueshem i kokaines! Aq me teper eshte i njohur dergimi i perseritur i tij ne urgjenca per probleme qe mjeket nuk i bejne dot publike.


Rama jo rralle gjate qendrimit ne Parlament, ose ne konferenca, shfaq para mediave shperthime euforike, levizje te pakontrolluara horizontale te trupit dhe levizje te gjera fluturuese te kraheve, tipike per perdoruesit e kokaines.

Shenja te tjera te perdorimit kronik te saj eshte dhe pruritis( kruarja) e pakontrolluar e kokes. Te lidhura me doza te forta te kokaines jane edhe zbehjet dhe zverdhjet jo te rralla te tij, shoqeruar m perendimin e syve.


Me vendimine saj te sotem Gjykata ne vend qe ti jepte zgjidhje perfundimtare ketij problemi madhor per cdo vend, e maisi shume me teper.


Keshtu qe behet i domosdoshem neni per testin e droges ne ligjin e dekriminalizimit, por ndofta dhe krijimi i nje komisioni hetimor parlamentar per te urdheruar testin e droges per Ramen edhe para miratimit te ligjit.

Per lexuesit po botoj disa foto unike te Rames ne poza tipike te perdoruesit te droges!! sb

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura