Rrëzimi i fluturimit “MH17”, Berlini në dijeni të rrezikut, nuk njoftoi kompanitë

Apr 27, 2015 | 16:25
SHPËRNDAJE

Berlini ishte në dijeni të rrezikut për të fluturuar mbi lindje të Ukrainës, para se fluturimi MH17 të qëllohej, por nuk informoi linjat ajrore gjermane, raporton media lokale gjermane.

Pjesë nga avioni i rrëzuar

Hetuesit janë ende duke u përpjekur për të përcaktuar se kush ishte përgjegjës për rrëzimin e avionit Boeing 777 të kompanisë “Malaysia Airlines” korrikun e vitit të kaluar, duke vrarë 298 pasagjerë dhe ekuipazhin në bord.

Një raport diplomatik nga ministria e jashtme e Gjermanisë pak ditë para se rrëzimit paralajmëroi se situata në Ukrainë lindore ishte “shqetësuese” dhe një aeroplan ushtarak u rrëzua në të njëjtën zonë në më shumë se 6.000 metra, thanë gazetarët investigativë të transmetuesit “WDR” dhe “NDR”.

Ditën e rrëzimit të MH17 “edhe tre avionë të Lufthansa-s fluturuan mbi zonë, duke përfshirë edhe një vetëm 20 minuta para fluturimit MH17”, tha Zidojçe Cajtung në ekstraktet e një artikull të botuar të hënën.

Ukraina dhe Perëndimi kanë pretenduar se separatistët janë shkaktarët e rrëzimit të avionit. Autoritetet hollandeze po udhëheqin një hetim për shkaqet e aksidentit.

Avioni po fluturonte në 10.000 metra kur u godit, sipas të gjitha gjasave nga një raketë tokë-ajër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura