Rrëzimi i dekretit të Metës për Kodin Zgjedhor, Rama i përgjigjet Presidentit: Ka një problem shumë të qartë, e dhimbshme ta shikosh…

Oct 29, 2020 | 14:46
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama duke shpjeguar votimin në Kuvend që rrëzoi dekretin për Kodin Zgjedhor, tha se vetë Presidenti Ilir Meta e ka sfiduar Parlamentit që ta votojë kundër.

Ndërsa opozitën në Parlament Rama e ka quajtur “një aksident i dobishëm”.

“Në këtë fazë se falë jush e bashkëpunimit me ju kemi arritur të bëjmë atë që s’do e kishim bërë dot nëse këtu do ishte Monika, luli dhe shokët e tyre që nuk duan zgjedhje, nuk duan”.

“Zoti Ilir Meta e ka ftuar parlamentin që të rrëzojë dekrerin e tij duke e sfiduar parlamentin dhe këtu duke sfiduar jo vetëm ata që votuan pro, por dhe ata që votuan kundër në integritetin e tyre jo si persona, por si anëtarë të këtij parlamenti.

Sipas Metës ky parlament s’ka legjitimitet për të bërë punën e tij, se sipas Metës, ju që jeni këtu zëvendësues të atyre që ishin i kam sjellë unë me Ballën e në bashkëpunim me disa alienë.

Ju kemi gjetur në Hënë, Mars, apo ndonjë edhe në Jupiter ndaj nuk arrin dot akoma të artikulohet. Por në fakt ju të gjithë ju këtu keni ardhur me firmën e Bashës dhe Kryemadhit, këta të dy kanë firmosur për ju, madje edhe më keq akoma
për disa për ju ka firmosur doktor Peço Vasili.

Prandaj Meta thotë se sipas tij ju nuk ekzistoni, sipas meje ju jeni një aksident i dobishëm në këtë fazë se falë jush e bashkëpunimit me ju kemi arritur të bëjmë atë që sdo e kishim bërë dot nëse këtu do ishte Monika, Luli dhe shokët e tyre që nuk duan zgjedhje, nuk duan. Ndërkohë që Meta ka një problem tjetër shumë të qartë sa që është e dhimbshme nga ana njerëzore ta shikosh katandinë e një individi që Shqipëria i ka dhënë atë që si ka dhënë askujt që nga dita e parë pas ngritjes së flamurit”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura