Rrëzimi i dekreteve, reagon Presidenti Meta: Kuvendi nuk reflektoi. Kambana që duhet dëgjuar mirë, maxhoranca ka përgjegjësi të madhe për…

Sep 18, 2020 | 11:21
SHPËRNDAJE

Rrëzimi i dekreteve të fundit që Kuvendi i Shqipërisë u beri ligjeve te kthyera mbrapsht nga ana e Presidentit Meta, ka sjellë sot edhe reagimin e kreut të shtetit.

Duke folur në një konferencë për mediat, Meta theksoi se “Kuvendi nuk ka reflektuar për argumentet ligjore” që Presidenca parashtroi në ligjet që nuk u dekretuan dhe “këtë e tregoi në Komisionet Parlamentare”.

“Gjatë kësaj periudhe dua të theksoj se kam kthyer për rishqyrtim ligjin për shtetësinë, për pronat e paluajshtme. 

Elementë anti-kushtetuesë, që cënojnë rëndë pasurinë publike, dhe kompetencat e Presidentit. Për fat të keq Kuvendi nuk ka reflektuar, dhe këtë e tregoi në Komisione. Uroj që për ligjin per pronat e paluajtshme të rishikojë nismën sipas arsyeve të rikthimit. Edhe për mediat audivizive sipas dekretit të rikthimit në Kuvend që ishte në përputhje  me opinionin e Venecias”- tha ai.

Një apel të fortë dha ai për maxhorancën për ligjin për Mediat Audiovizive, për të cilin kujtoi thirrjen e fortë të bërë një ditë më parë nga Këshilli i Europës, që shtoi presionin për ligjin e medias, duke kërkua të mos miratohet. “Uroj reflektim edhe për këtë, thirrja e djeshme për tu tërhequr nga nisma është këmbanë që duhet dëgjuar mirë, maxhoranca ka detyrimin që të krijoë ambient të barabartë e të lirë, sic ka edhe përgjegësi të madhe për zgjedhjet të lira e të ndershme”- tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura