Rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës, Pollo: Përtej euforisë, çfarë mësojmë nga kjo simbolikë

Feb 20, 2020 | 10:44
SHPËRNDAJE

Pollo=

Njëzetë e nëntë vite pas rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha, ish deputeti Genc Pollo thotë se ai ishte një akt çlirues, por përtej euforisë së momentit, kjo simbolikë “na ndihmon të kuptojmë që ashtu si triumfi i të Mirës ndaj të Keqes nuk është akt përfundimtar por një luftë e përhershme që bëhet përditë edhe me gjëra të vogla”.

REAGIMI 

Gati tre dekada kanë kaluar që nga rrëzimi i statujës mbidimensionale të Enver Hoxhës. Atë ditë për popullin pjesëmarrës në akt apo spektator në distancë ky ishte një akt çlirues.

Në vijim rrëzimi i statujës ruajti në psikën kolektive të shqiptarëve simbolikën e fuqishme të akteve të ngashme ku triumfon e Mira  ndaj të Keqes. Si p.sh. mundja e Goliatit nga Davidi.

Por përtej euforisë së momentit kjo simbolikë si dhe përvjetori i ngjarjes na ndihmon të kuptojmë që ashtu si triumfi i të Mirës ndaj të Keqes nuk është akt përfundimtar por një luftë e përhershme që bëhet përditë edhe me gjëra të vogla po ashtu edhe liria fitohet, mbahet e zhvillohet përditë me luftë e përpjekje të vazhdueshme; jo gjithmonë heroike, shpesh prozaike. Kjo vlen edhe për shtetin ligjor, të drejtat e njeriut e demokracinë. Sidomos sot me kur po përballemi me rilindjen e regjimit. GP

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura