Rrëzimi i bustit të diktatorit, Berisha kthehet pas në kohë: Si e shmangu PD gjakderdhjen, Ceka me vajzën 2 vjeçe…

Feb 20, 2018 | 16:51
SHPËRNDAJE

Sot perkujtohet 27 vjetori i rrezimit te bustit te diktatorit Enver Hoxha, ne 20 shkurt 1991. Ish kryeministri Sali Berisha, tha se ne kete dite, “e para u cliruam nga kulti më poshtërues i shqiptarëve, së dyti u shmang një konflikt një gjakderdhje dhe u cel rruga për fitoren e demokracisë, së treti, me pyeten a ka rene komunizmi. Une u thashe ka rene por mbetjet e tij janë toksike. E kjo periudhë dëshmon qarte që mbetjet e tij janë thellesisht toksike”, thumboi Berisha qeverine aktuale drejtuar nga kryeministri Rama.

berisha

Duke kujtuar diten e rrezimit te bustit, Berisha tha:

“PD përdori këtu një taktikë të mos udhëhiqte por ta mbështeste protesten se ishte kuadër depolitizimi dhe tani depolitizimin me politiizim se luftoje dot si duhej. E dyta nëse PD do dilte vetë në krye kjo mund të ishte shkak i një konflikti të gjerë civi. Në 20 shkurt mund të them se ajo ishte një energji njerëzore nukleare, ajo që ne kemi parë në atë miting e kam menduar 1000 herë s’mund ta krahasosh me asgjë tjetër. Mori drejtimin e duhur dhe përmbysi bustin duke pasur një të plagosur me snajper.

berisha1

Neritan Ceka, duke marrë vajzën vet 2 vjec në krahë dhe duke u betuar njerëzve si Azemi që unë lë peng fëmijët e mij edhe Neritani vajzën e tij dhe njerëzit e dëgjuan, shmangu gjakderdhjen. U përpoq ta vinte bustin prap dhe aty një djale e shpëtoi gjakderdhjen në mënyrën më mrekullore, një djalë 17 vjec e merr bustin dhe e bën copa copa”.

berisha

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura