Rrëzimi i avionit/ Zbardhet dëshmia e të mbijetuarit: Nuk shihja asgjë, dëgjoja vetëm ulërima nga të gjitha anët. Më pas pashë dritë dhe…

May 23, 2020 | 9:27
SHPËRNDAJE

Një nga të mbijetuarit e rrëzimit të avionit me rreth 100 persona në bord, ditën e djeshm në qytetin pakistanez, Karaçi ka përshkruar përvojën e tij të tmerrshme.

avion

Pasagjeri Muhamed Zubair ishte një nga të paktën dy pasagjerët që mbijetuan pasi Airbus A320 i Pakistanit Ndërkombëtar (PIA) u përplas në një zonë të banuar.

Autoritetet shëndetësore në provincën Sindh thanë që 97 persona të vdekur ishin konfirmuar, ndërsa shkaku i rrëzimit të avionit nuk dihet ende.

Rrëzimi i avionit erdhi disa ditë pasi Pakistani lejoi të rifillojnë fluturimet tregtare, pasi masat bllokuese për shkak të shpërthimit të koronavirusit u lehtësuan.

Si shpëtoi Muhamed Zubair?

Avioni që transportonte 91 pasagjerë dhe tetë ekuipazh, përfshirë shumë familje, që udhëtonin përpara festës së Bajramit të së Dielës ishte nisur nga Lahore.

Teksa po përpiqej të ulej në Aeroportin Ndërkombëtar Jinnah, të Karaçi në rreth orës 14:30 me kohën lokale (09:30 GMT) avioni u përplas me një zonë të banuar.

Zubair, i cili pësoi vetëm plagë të lehta, tha se aeroplani po përpiqej të ulej dhe u rrëzua 10-15 minuta më vonë.

Askush nuk ishte në dijeni se avioni ishte gati të rrëzohej. Ata po e drejtonin avionin në mënyrë të qetë” tha ai.

Pas rrëzimit të avionit, Zubair humbi ndjenjat. Kur u përmend Zubair tha: “Unë dëgjoja ulërima nga të gjitha drejtimet. Fëmijë dhe të rritur dhe gjithçka që mund të shihja ishte zjarr. Nuk shihja ndonjë njeri, thjesht dëgjoja britmat e tyre”.

“Hapa rripin e sigurimit dhe pashë dritë, shkova drejt dritës. Më duhej të hidhesha poshtë rreth 3m për të arritur te siguria”, shtoi ai./ BBC

avion 1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura