Rrëzimi i avionit rus, reagon Obama: Turqia ka të drejtë të mbrohet

Nov 24, 2015 | 18:47
SHPËRNDAJE

Presidenti amerikan, Barak Obama ka folur sot edhe për incidentin që ka rritur tensionet mes Turqisë dhe Rusisë.

Obama-holondNjë avion rus u godit sot nga forcat turke në kufi me Sirinë, pasi sipas tyre, kishte shkelur hapësirën ajrore të Turqisë.

Duke folur për këtë incident, Obama tha në deklaratën e përbashkët me Presidentin francez, Fransua Holond, se Turqia, ka të drejtë që të mbrohet.

“Turqia, si çdo vend tjetër ka të drejtë që të mbrojë territoret dhe hapësirën e saj ajërore.

E rëndësishme është që Turqia dhe Rusia të gjejnë vullnetin dhe të bisedojnë për këto çështje për të ulur tensionet”, tha Obama.

Nga ana tjetër, Presidenti francez, Fransua Holond tha se aleatët do të vazhdojnë bombardimet në Siri për të shpartallurar ISIS-in.

Holond, duke folur për situatën në Lindjen e Mesme, tha se Asad duhet të largohet nga pushteti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura