Rrëzimi i avionit rus, Erdogan nuk tërhiqet: Ja ç’pasoja sjellin hapat e pakujdesshëm

Nov 25, 2015 | 12:23
SHPËRNDAJE

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan një ditë pas kërcënimit të presidentit rus Vladimir Putin se rrëzimi i avionit rus ishte një thikë pas shpine nga ata që janë bashkëpunëtorë të terrorizmit, duke e pasur fjalën për Turqinë, tha sot se Turqia nuk dëshiron asnjë përshkallëzim të tensioneve me Rusinë me rrëzimin e një avioni të saj në kufirin me Sirinë, por veprimi i djeshëm ishte thjesht një mbrojtje e kufijve të shtetit turk.

rusiantoday“Ne nuk kemi ndërmend të eskalojmë raportet me këtë incident. Ne jemi vetëm duke mbrojtur sigurinë tonë dhe të drejtat e vëllezërve tanë”,- tha Erdogan në një fjalim televiziv në Stamboll.

“Turqia nuk ka favorizuar tensione dhe kriza, ajo ka dhe gjithmonë do të favorizojë paqen dhe dialogun,” vijoi ai, raporton “Hyrriet”.

Teksa shtoi: “Askush nuk duhet të presë që ne të heshtim kur siguria jonë kufitare dhe sovraniteti ynë po shkelen.”

Turqia tha se e rrëzoi avionin rus, pasi ajo vazhdimisht ka shkelur hapësirën ajrore mbi kufirin turk. Moska megjithatë këmbëngul se avioni nuk ishte larguar në asnjë moment nga hapësira ajrore siriane.

Erdogan tha se incidenti i djeshëm tregoi “atë se çfarë lloj pasojash mund të kenë hapat e pakujdesshëm”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura