VIDEO/ Rrëzimi i avionit në lumë, kapiteni tërhoqi marshin e gabuar, në 2014-ën kishte dështuar në simulator

Jul 2, 2015 | 20:05
SHPËRNDAJE

Në raport i hartuar nga ekspertët për aksidentin e ndodhur pak muaj më parë në Taivan ku humbën jetën 43 persona, tregon se shkak i tragjedisë ishte gabimi i pilotit.

Rrezimi i avionit ne Taivan

Hetuesit kanë gjetur se kapiteni që drejtonte avionin kishte bërë një gabim në fikjen e motorit të gabuar, pas problemeve që kishin ndodhur në motorin tjetër të avionit pak minuta pas nisjes nga aeroporti.

Këshilli i Sigurisë së Aviacionit në Tajvan ka thënë se kapiteni i Transia Airwayes ka fikur për pak sekonda motorin e gabuar, ndërsa nuk ka mundur dot më pas të riparojë gabimin. Në kabinën e pilotit është dëgjuar të thuhet se “Uau! Tërhoqa marshin e gabuar…”.

Sipas “The Guardian”, kapiteni Liao Jian – Zong i cili ishtë në kontrollin e avionit, kishte dështuar më parë në një trajnim të zhvilluar në simulator në maj të 2014-ës, për njohuri të pamjaftueshme se si duhet vepruar nëse një motor merr flakë.

Aksidenti tragjik që ndodhi më 4 shkurt të 2015 pranë ujërave të cekëta të lumit që kalon në Taipei kishte 58 njerëz në bord dhe vetëm 15 prej tyre mbijetuan.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura