Rrëzimi i avionit/ Gjenden 209 pjesë nga trupat e pajetë dhe kutia e zezë. Piloti…

SHPËRNDAJE

UPDATE/ Gjenden 209 pjese trupash nga pasagjeret qe humben jeten pas rrezimit te avionit rus nje dite me pare. Ministria ruse i ka thënë RIA Novosti se 209 fragmente të trupave janë gjetur në vendin e aksidentit ku ra avioni An-148 pranë Moskës.

3 4

Më heret ministrja ruse e Shëndetësisë Veronika Skvortsova tha se kërkimi për trupat e atyre që humben jeten nga rrëzimi i avionit në rajonin e Moskës do të vazhdojë për një javë.

Gjendet kutia e zeze

Punonjësit e shërbimit të urgjencës ruse kanë gjetur një kuti të zezë në vendin e rrëzimit të aeroplanit An-148, njofton Sputnik.

“Është gjetur nje kuti e zezë “e dytë”, thane burimet zyrtare, duke vënë në dukje se regjistruesi i fluturimit ishte në gjendje të kënaqshme dhe pritet te hedhe drite per ate qe ka ndodhur.

Çfare dihet për pilotin

Zëdhënësja e kompanisë, Saratov Airlines, Yelena Voronova, e ka identifikuar pilotin si Valery I. Gubanov, 51 vjeçar me 5,000 orë eksperiencë.

piloti

“Ekipi ka qenë me përvojë dhe aeroplani i sigurt”, i ka thënë ajo televizionit amerikan ABC.

Pjesët e aeroplanit janë gjetur në distriktin Ramenskoye, rreth 40 kilometrave larg aeroportit.

FOTOT/ Zbulohen cilat janë viktimat, që humbën jetën në aksidentin ajror në Rusi

UPDATE/ Aksidenti që ndodhi sot në Rusi u mori jetën 71 personave që ishin bord.

Mediat e huaja kanë identifikuar disa nga viktimat që humbën jetën tragjikisht në këtë aksident.

Sipas mediave viktima më e re është emëruar si pesëvjeçare Nadezhda Krasova, e cila u vra bashkë me nënën e saj Oksana Krasova, 32 vjeç.

nintchdbpict0003843876252 nintchdbpict000384406386 nintchdbpict000384406390 nintchdbpict000384368639-e1518364736483

Evgeni Livanov, 12 vjeç, Ilya Poletayev, 17 vjeç, Ulyana Son, 28 vjeç, Kriskentia Alexeenko, 25 vjeç dhe Lyudmila Kovchuga, 53 vjeç, një mjek nga Orsk, janë gjithashtu midis viktimave të idendifikuara deri më tani.

Katastrofa në ajër/ Rrëzohet avioni me 71 persona në bord, mediat vendase: Nuk ka të mbijetuar

Pas rënies së avionit, shërbimet lokale të emergjencës po hetojnë informacionin rreth rrëzimit të Rusisë An-148 në rajonin e Moskës.

Gjithsej 65 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit ishin në bord të aeroplanit An-148 të Saratov Airlines, i cili ishte zhdukur nga radarët në Rajonin e Moskës, tha ministria e emergjencës ruse, duke shtuar se avioni u rrëzua më pas nga ajri në Qarku Ramensky i Rajonit të Moskës.

sputnik

Por mediat në Rusi shkruajnë se kanë vdekur të gjithë ata që ishin në avion. Media Sputnik ka në kryeartikullin e saj shkruan se është konfirmuar vdekja e 71 personave.

DALIN PAMJET RRËZIMIT TË AVIONIT

Dalin pamjet e para nga vendi ku eshte rrezuar avioni pak pas ngritjes nga aeroporti i Moskes, pasi me pare humbi nga radaret. emergjencat kane mberritur ne vendin ku jane gjetur pjeset e avionit te rrezuar, por nga te dhenat e para qe raportojne mediat ruse nuk ka te mbijetuar.

Avion rus me 71 persona ne bord u rrezua nderkohe qe me heret ishte dhene alarmi se ishte zhdukur nga radaret ne afersi te Moskës.

Aeroplani i tipit, Antonov An-148, i kompanisë Saratov Airlines u zhduk sot nga radarët, ndersa ishte duke fluturuar nga aeroporti Domodedovo në Moskë për në Orsk të Uralit, ka raprotuar agjencia Interfax.

“Aeroplani është përplasur afër fshatit Argunovo”, më se 80 kilometra në juglindje të Moskës, ka raportuar Interfax, duke e cituar një burim të shërbimeve të emergjencës.

“Ekuipazhi dhe udhëtarët nuk kishin gjasë për të shpëtuar”, ka thënë ky burim.

Një tjetër burim i ka thënë agjencisë ruse, TASS, se janë gjetur pjesë të aeroplanit dhe se “askush nuk ka mbijetuar”.

avion2

avion

Avion Saratov Airlines u rrëzua sot në rajonin e Moskës dhe mendohet se nu ka asnje shprese per gjetjen e gjalle te 71 personave ne bord ka thene agjencia ruse e lajmeve Interfax, duke cituar një burim të shërbimeve emergjente, transmeton “The Sun”.

Nderkohe Sputnik ben me dije se “Aeroplani u rrëzua në afërsi të fshatit Argunovo, udhëtarët si dhe ekuipazhi vështirë se mund të mbijetojne”, tha burimi duke shtuar se avioni u zhduk nga radarët dy minuta pas nisjes.

graf

Vendi ky dyshohet se mund te jete rrezuar “eshtë në fushë në rrethin e Ramensky, megjithatë shpëtuesit nuk kanë arritur skenë”, thone burime per Sputnik.

Sipas një burimi të Sputnik, ne avion kishte 65 vetë në bord, pasagjere dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit.

Te lidhura

 

Artikulli paraprakShpat Kasapi turpërohet keq me gafën në Instagram, plas gallata në komente
Artikulli tjetërPlas skandali i radhës/ Babai i motrave të njohura, përballet me vajzën që përdhunoi dikur

1 KOMENT

Comments are closed.