Rrëzimi i avionit, ekspertët: Ja të gjitha hipotezat që mund të kenë shkaktuar tragjedinë (FOTO)

Mar 25, 2015 | 20:43
SHPËRNDAJE

UPDATE/Pse u rrëzua avioni A-320 i Lufthansa-s? Ende s’është e mundur për t’i dhënë një përgjigje, por ekspertët e aviacionit kanë parashtruar të gjitha hipotezat. 

Edhe pse do të marrë kohë për të përcaktuar saktësisht se çfarë shkaktoi rrëzimin e Airbus, duket se tragjedia e djeshme ngjan me një incident që përfshiu një Airbus A321 të Lufthansa-s, nëntorin e kaluar.

Kutia e zezë e avionit, e gjetur në vendin e rrëzimit të Airbus A320 Germanwings

1. Plasaritja e xhamave të avionit mund të ketë shkaktuar tragjedinë

Aeroplani mund të jetë rrëzuar pas plasaritjes së xhamave, çka shkaktoi një rënie të papritur në nivelet e oksigjenit në bord, duke bërë që pilotët të humbisnin ndjenjat, u deklarua sot në raportet që qarkullojnë në forume profesionale pilotësh. Këta të fundit duke cituar të dhënat e para të analizës së kutisë së zezë të A320, thonë se është zbuluar se një “dështim strukturor” ishte përgjegjës për katastrofën.

2. Ngrirja e sensorëve

Ekspertët e aviacionit janë përqëndruar edhe në mundësinë se sensorët kyç në avionin Airbus A320 të Germanwings mund të jenë mbuluar me akull në lartësi, duke shkaktuar rënien e shpejtë të avionit, raporton media prestigjoze britanike “The Telegraph”. 

Një copë e avionit të Germanwings shtrihet në shpatin e malit

Kjo solli që Agjencia e Sigurisë së Aviacionit Evropian të lëshonte një urdhër urgjent që përcakton se çfarë duhet bërë kur sensorët  ngrijnë.

Në atë rast avioni ra 1.000 metra në minutë dhe ekuipazhi e rifitoi kontrollin e avionit vetëm kur ata fikën kompjuterët në bord.

Të tillë avionë, në vend të mbështetjes në sisteme hidraulike, funksionin më të madh e kryejnë nga kompjuterët në bord. Ata janë konsideruar më të sigurt dhe gjithashtu e bëjnë aeroplanin më të lehtë për ta manovruar dhe zvogëlojnë ngarkesën e punës së pilotit.

Ekspertët vunë në dukje se një defekt në sensorët që furnizojnë kompjuterët me informacion mund të shkaktojë probleme serioze.

Bob Mann, një konsulent amerikan i aviacionit, konfirmoi problemet që sensorët mund të krijojnë nëse ata ngrijnë në lartësi.

Sipas tij teksa ju mendoni se kompjuteri po tregon se rruga e avionit është duke u kontrolluar prej tij, avioni papritur mund të humbë kontrollin.

Në kërkim të viktimave të aksidentit ajror

3. Mungesa e oksigjenit në avion 

Sipas ekspertëve ekziston edhe mundësia që ekuipazhi mund të jetë ndjerë papritmas i paaftë për të vepruar, si pasojë e një humbje të papritur të presionit të ajrit.

“Pa dashur të spekuloj, por në qoftë se është e vërtetë se ekuipazhi nuk bëri asnjë përpjekje për të thirrur në radio, ata mund të jenë ndjerë papritmas të paaftë”, tha ai.

Mann shton se në këtë rast mungesa e oksigjenit nuk mund të përjashtohet, “si në aksidentin e Helios Airways pranë Athinës në vitin 2005”.

“Pa oksigjen, ju bie të fikët shumë shpejt…”, vijoi ai.

Ngrirja e sensorëve, që solli rrëzimin e papritur të avionit, mbetet një “teori bindëse” për rrëzimin e AirAsia mbi Detin Java pak pas Krishtlindjeve, ku avioni ishte po ashtu një Airbus A320, tha ai.

Helikopterë duke transportuan ekipe të kërkimit në vendin e rrëzimit të avionit

4. Një derë e prishur në avion  

Dera e avionit kishte defekt. Kjo është një tjetër hipotezë e asaj se çfarë mund të ketë sjellë rrëzimin e tij në Alpet franceze. Por me sa duket problemi ishte riparuar para fluturimit. Nuk mund të përsëritej? Mbetet një hipotezë.

Por a mjafton shpërthimi i një derë të pasme të shkaktojë një aksident ajror?

Në vetvete jo, thonë ekpsertët sipas “La Stampa”, por ajo mund të vërë në lëvizje një seri pasojash, nga humbja e preisonit në kabinë, ndërprerja e energjisë, shpërthimi ose shkaktimi i zjarrit. Si dhe mund të shkaktojë humbjen e kontrollit të avionit.

5. Helmimi nga litiumi 

Aksidentin mund ta ketë shkaktuar edhe shpërthimi i sendeve më përmbajtje litiumi në kabinë (si ato të smartphone-ve ose të laptopëve), e si pasojë helmimi i ajrit mund të ketë vrarë pilotët, në pak sekonda.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura