Rrëzimi i Albin Kurtit, reagon Haradinaj: Kushtetuta dhe Kuvendi funksionojnë, kam besim se…

Mar 26, 2020 | 8:06
SHPËRNDAJE

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj reagon pas rrezimit te qeverise se Albin Kurti nga Kuvendi i Kosoves. haradinaj

Me nje shenim ne Facebook ai thekson se ka besim të plotë që institucionet e reja do të konstituohen shpejtë dhe se nuk do të ketë boshllëk qeverisës.

Postimi i Haradinajt

Sot, deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, me 82 vota përkrahën mocionin e votëbesimit. Ky është një vërtetim se Kushtetuta dhe Kuvendi në Kosovë funksionojnë, dhe se shteti i Kosovës rreshtohet me vlerat më sublime të demokracisë. Kam besim të plotë që institucionet e Republikës do të konstituohen shpejtë dhe se nuk do të ketë boshllëk qeverisës.

RH

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura