Ekskluzive/Rrëzimi dekretit për “Lojërat e fatit”, reagon Presidenti: Nuk na ftuan, por nuk i lëviz…

Sep 10, 2018 | 19:53
SHPËRNDAJE

Pas rrëzimit të Dekretit të Presidentit nga Komisioni i Ekonomisë dhe Financave për nenin 6 të ligjit për “lojërave të fatit”, Institucioni i Presidentit në një reagim për “Panorama Online” ka deklaruar se “nuk lëviz asnjë presje nga qëndrimi që ka dhënë për ligjin e lojërave të fatit”.

Komisioni i Ekonomisë i drejtuar nga Erion Braçe nuk ka ftuar përfaqësuesit e institucionit të Presidentit të sqarojnë arsyet e kthimit mbrapsht të nenit 6 të ligjit “mbi tatimin mbi të ardhurat”.

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, z.Tedi Blushi i pyetur nga “Panorama Online” për arsyen e mosparaqitjes së institucionit të Presidentit në seancën e sotme të zhvilluar në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, ku u shqyrtua Dekreti i Presidentit nr.10850, datë 30.07.2018, “Për kthimin në Kuvend për rishqyrtim të ligjit nr.39/2018, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat’, i ndryshuar”, me qëllim rishikimin e nenit 6 të këtij ligji që lehtëson barrën fiskale të bizneseve që ushtrojnë aktivitetin e tyre në fushat e lojërave të fatit, deklaroi se:

“Institucioni i Presidentit nuk ka patur asnjë njoftim apo ftesë për këtë shqyrtim. Institucioni i Presidentit nuk i lëviz asnjë presje qëndrimit për këtë çështje, të bërë edhe publik”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura