“Rreziku i super-virusit”- Çfarë transmetonte në 2015 emisioni italian për “arritjen” e shkencëtarëve kinezë

Mar 25, 2020 | 20:22
SHPËRNDAJE

“Shkencëtarët kinezë krijojnë një super-virus të mushkërive nga lakuriqët dhe minjtë. Ai është i vetëm për qëllime studimi por ka shumë shqetësime.”

coronavirus

Kështu niste emisioni i “Tgr Leonardo” më 16 nëntor 2015; ku fundi i emisionit shtronte pyetjen: “A ja vlen rreziku?”.

Videoja flet për një “super virus” të mushkërive të krijuar në një laborator në Kinë, një virus i krijuar nga lakuriqët dhe minjtë.

Pastaj, në studio, drejtuesi, duke hyrë në specifikimet, thotë: “ishte një proteinë e marrë nga lakuriqet e shartuar në virusin Sars – pneumoni akute – e marrë nga minjtë”.

Raporti flet për një proteinë të shartuar në një “koronavirus të gjetur te lakuriqët në një virus që shkakton Sars”.

Pastaj vjen pjesa më shqetësuese: “Hibridi është i përshtatshëm për të sulmuar njeriun: lejon një molekulë e saktë (shco14) te koronavirusi që të bashkohet me qelizat tona të frymëmarrjes, duke shkaktuar sindromën”.

“Sipas studiuesve, organizmi gjithashtu mund të infektojë njerëzit pa kaluar në një specie të ndërmjetme siç është miu”.

“Mbetet i mbyllur në laboratorë, sigurisht. Ai shërben vetëm për arsye studimi; por ia vlen të ndërmarrësh një rrezik, të krijosh një kërcënim kaq të madh, thjesht që të mund ta ekzaminosh“, thuhet në atë emision, i rikthyer sot në vëmendje nga mediat italiane.

Para së gjithash, duhet të theksohet se videoja është origjinale, nuk është e falsifikuar dhe nuk është e rreme.

Sigurisht që është e vështirë të qëndrosh i ftohtë para videos: a është ai virus i krijuar në laborator gati pesë vjet më parë, ai me të cilin po luftojmë tani në të gjithë botën? A ka arritur që virusi – i krijuar në Kinë – të shpëtojë disi nga kontrolli i laboratorëve kinezë? Nuk ka asnjë provë në këtë drejtim. Por këto janë pyetjet që qarkullojnë – në mënyrë legjitime para këtyre imazheve.

Deri më tani – duhet të specifikohet – të gjitha zërat e specialistëve kanë përjashtuar mundësinë që SarsCov2 të vijë nga një laborator, dhe të gjithë shkencëtarët flasin për një lloj të ri virusi që transmetohet nga lakuriqët tek njerëzit.

Sipas emisionit, koronavirusi gjendet tek lakuriqët e llojeve mjaft të zakonshëm, të quajtur “Hundë patkua” të prekur me virusin Sars, që shkakton pneumoni akute megjithëse jo në mënyrë fatale tek minjtë, ndërsa proteina e bën hibridin të përshtatshëm për të prekur njerëzit, konfirmonte eksperimenti i atëhershëm.

Sipas studiuesve, organizmi, ai origjinal dhe madje edhe më shumë ai i krijuar në laborator, mund të infektojë njerëzit direkt nga lakuriqët, pa kaluar nëpër një specie të ndërmjetme siç është miu.

vv

Dhe është pikërisht kjo mundësi që ngre shumë polemika. Vetëm një vit më parë qeveria amerikane pezulloi fondet për kërkime që synonin t’i bënin viruset më ngjitëse por moratoriumi nuk ndaloi punën e kinezëve tek Sars, e cila ishte tashmë në një fazë të përparuar dhe e konsideronin jo aq të rrezikshëm.

Për një pjesë të botës shkencore, shanset që virusi të kalojë tek njerëzit do të ishte i parëndësishëm në krahasim me përfitimet.

Për emisionin në fjalë reagoi edhe ish-ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura